Komuna e Gjilanit ka ndërruar kryetarin në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë.
Kështu, kryetari i ri, Alban Hyseni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka nisur t’i kryejë disa punë nëpër qytet, megjithatë, një prej tyre duket se nuk ka qenë fort kreative.
Ai ka vendosur që nëpërmjet vazove të luleve dhe gjelbrimit, t’i mbyllë zebrat në një pjesë të qytetit.
Siç shihet në videon e mëposhtme, qytetarët nuk do të kenë mundësi të kalojnë rrugën më në këtë vend.