Të shtëna armësh në Ferizaj, dyshohet për një të plagosur

Orët e vona të së premtës nuk kanë qenë të qeta në Ferizaj.

Krisma armësh janë dëgjuar në rrugën “12 Qershori”, pranë lokalit “Loft”.

Dyshohet se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave, pohojnë burime të Indeksonline.

Akoma nuk dihen shkaqet që mund të kenë çuar në këtë lloj incidenti.