Tejkaloi shpejtësinë, gjobitet me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim vozitje për 3 muaj

Një burrë në fshatin Gracë ka tejkaluar shpejtësinë, ku në zonën 80 km/h ka vozitur me shpejtësi 132 km/h.

Policia e ka gjobitur shoferin me 300 euro, tre pikë negative si dhe si dhe me masën mbrojtëse-ndalimi i drejtimit te mjetit motorik për tre muaj, përcjell Klankosova.tv.

“Ndëshkohet kundërvajtësi i cili në zonën e kufizimit 80 km/h drejtonte automjetin me shpejtësi prej 132km/h. Njësia e trafikut rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Gracë, kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën e kufizimit 80 km/h, po zhvillonte shpejtësi prej 132 km/h.

Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit te mjetit motorik prej tre (3) muajve në territorin e Republikës së Kosovës”, njofton policia.