Tek Schalke janë të trishtuar, një tifoz ka ndërruar jetë në kampin e tyre stërvitor

Schalke 04 ka njoftuar se një tifoz ka ndërruar jetë në kampin e tyre stërvitor.

Në lajmërimin e skuadrës nuk bëhen të ditura arsyet që quan në vdekjen e tifozit të tyre, përcjell GazetaBlic Sport.

Ishte ky një lajm që ka tronditur klubin, por edhe futbollin gjerman në përgjithësi.

“Jemi të dëshpëruar të raportojmë se një tifoz i Schalkes ka ndërruar jetë për një arsye të panjohur në kampin tonë stërvitor në Mittersill.

Mendimet e FC Schalke 04 janë me familjen dhe miqtë e tij”, thuhet në raportimin e klubit.