Temperatura deri në 37 gradë e rrëbeshe shiu, moti për sot dhe fundjavë

Prishtina Weather ka njoftuar se një valë e nxehtëisë pritet ta përfshijë vendin tonë gjatë ditëve të ardhshme.

Temperaturat pritet të shkojnë deri në 37 gradë. Ndërkohë, të dielën ka mundësi për rrebeshe të shkurta shiu gjatë orëve të pasdites.Vala e nxehtësisë do të përfshijë vendin tonë ditëve të ardhshme, që pritet të rrisë temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare, edhe mbi 35C.

Berisha e konfirmon: Jam shpallur non grata nga Britania e Madhe

Do të ketë më shumë kthjellime dhe intervale të gjata me diell gjatë ditës. Ditën e shtunë me vranësira të pakta lokale, e të dielën orëve të pasdites vende-vende me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.

Berisha e konfirmon: Jam shpallur non grata nga Britania e Madhe

Grimcat e materies do të jenë në koncentrime të ulëta ditëve të ardhshme, kështu që indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme e të mira, vetëm orëve të pasdites, rritje shënon ozoni sipërfaqësor, që çon indeksin në vlera mesatare dhe të dobëta.

Ditëve të kthjellëta e me diell, indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.