Tentoi të korruptonte doganierin me 20 euro, e “pëson keq” i riu shqiptar

Një 26-vjeçar është proceduar penalisht në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, pasi tentoi të korruptonte një efektiv të policisë.

Shtetasi K. S., 26 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në dalje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj.

Qëllimi ishte shmangia e procedurave të kontrollit të dokumentacionit, duke qenë se nuk dispononte dokumentet e nevojshme për të udhëtuar në drejtim të Greqisë.

Punonjësit e policisë bën procedimin penal të 26-vjeçarit, ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit: Gjendja i është keqësuar