Tërhiqet shorti për edicionin 2022-23 të Superligës së Kosovës në Futboll

Është bërë sot tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2022/23 të Superligës së Kosovës në Futboll.

Kampioni i Superligës, Ballkani do ta nisë mbrojtjen e titullit si mysafir ndaj Malishevës në xhiron e parë kampionale.

Vikingur Gota, ekipi nga fshati me 656 banorë që po luan në kualifikueset e Conference League

Nënkampioni Drita ndërkohë do të ketë punë me skuadrën e promovuar, Trepça 89, po ashtu si mysafir.

Më poshtë e gjeni orarin e plotë të xhiros së parë për sezonin 2022-23.

Gjilani – Ferizaj
Malisheva – Ballkani
Drenica – Llapi
Trepça ‘89 – Drita
Dukagjini – Prishtina

Kampionati i ri fillon më 13 gusht.