Një tjetër thirrje për financin të aktiviteteve.
Kësaj radhe për komunitetet joshumicë. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit të Kosovës.
Tenton t’u japë policëve 50 euro ryshfet, arrestohet i dyshuari në Rahovec
Thirrja e plotë:
Vazhdimi i thirrjes publike për financim të aktiviteteve që kanë për qëllim ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë.
Të nderuar aplikues, Zyra e Kryeministrit/Zyra për Çështje të Komuniteteve ju njofton që Thirrja publike për financim të aktiviteteve që kanë për qëllim ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë vazhdon të jetë e hapur deri me 1 Gusht 2022, në ora 16:00.
Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen me postë ose personalisht, në adresën e mëposhtme:Zyra për Çështje të Komuniteteve / Zyra e Kryeministrit, kati VI, Zyra nr. 606. Sheshi Nëna Terezë pa nr.10 000 Prishtinë.
Policia e Kosovës ndalon veturën me targa ruse, arreston dy francezë