Time Kadrijaj e AAK-së: Albin Kurti po e mashtron popullin

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka folur për paralajmërimin që presidenti francez i ka dhënë Kosovës për vizat.

Sipas saj, kjo ndodhi për shkak të mashtrimeve të Kurtit.

U pa paralajmërimi i Macronit që për shkak që e rren, ashtu si po na gënjen neve, ashtu siç po na mashtron neve edhe popullin, e ka mashtruar edhe faktorin ndërkombëtarë, dhe ka qenë në pikëpyetje anulimi i liberalizimi i vizave, sa ka transparencë, sa ka llogaridhënie, sa ka qëndrueshmëri tek lidershipi, mbetet të shihet në ditët në vazhdim”, ka deklaruar ajo për FrontOnline.

Deputetja Kadrijaj thotë se Kurti nuk mundet të mashtrojë Bashkimin Evropian, si popullin.

Nëse Kurti ka zgjedh ta mashtrojë popullin e Kosovës, të mashtrojë deputetët, mediumet, duke mos qenë transparent, mashtrimet e tilla nuk i lejohen me Bashkimin Evropian dhe vendet aleate”, u shpreh ajo.