Tjetër aksident i rëndë afër Deçanit, dy ambulanca arrijnë në Strellc (Pamje)

Një veturë është rrotulluar e tëra.

Indeksonline raporton se në vendin e ngjarjes ka arritur Policia dhe dy autoambulanca.

Akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e pasagjerëve dhe shkaqet e aksidentit.

Kujtojmë se po në Deçan, më herët gjatë ditës është aksidentuar po ashtu një automjet, nga i cili aksident një person ka ndërruar jetë dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Më poshtë edhe pamjet nga vendi i ngjarjes.