Tjetër barrikadë në veri, kësaj radhe brenda qytetit

Mëngjesi i sotëm e ka zbardhur veriun e Mitrovicës më një barrikadë të re. Kështu po raporton KosovaPress.

Sipas këtij mediumi, një barrikadë prej tre kaminonësh është vendosur në mëngjesin e së martës tek udhëkryqi afër shkollës teknike në veri të vendit.

Kjo pengesë e re po ua pamundëson lëvizjen e lirë në qytet banorëve të asaj zone.

E deri më tani sipas raportimeve kanë qenë nëntë barrikada të vendosura në rrugët magjistrale.

KP ka shpërnarë foto të barrikadës së re.

Megjithëkëtë sipas, REL-it ka informacione që është ngritur edhe një barrikadë tjetër në vendin e njohur si “Dudin Kërsh” në Zveçan, që pamundëson lëvizjen nga Mitrovica e Jugut në drejtim të Rudarës, Komuna e Zveçanit.

Barrikada në Lagjen e Boshnjakëve është e para e vendosur brenda ndonjë qyteti në katër komunat në veri të Kosovës.