Tragjike: Fëmija 1-vjeçar mbytet në një pishinë në Likoshan të Drenasit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Likoshan të Drenasit, ku një fëmijë është mbytur në një pishinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një vajzë 1-vjeçare, e cili ka humbur jetën në pishinën për fëmijë.

Kjo është gjendja shëndetësore e dy policëve që u plagosën në Skënderaj (PAMJE)

Vdekjen e fëmijës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Qendra e Mjekësisë Familje në Drenas, teksa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes

Hetimet për rastin kanë filluar ndërkohë që ende s’dihen detaje të tjera.

Merret vendimi për Nuredin Lushtakun