Tre ferizajas e rrahin dhe e bëjnë për spital një shtetas të Maqedonisë së Veriut

Janë arrestuar katër të dyshuar në Ferizaj, tre prej tyre kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që dyshohet se për shkak të një aksidenti në trafik që ka ndodhur në mes tyre, të dyshuarit kosovarë e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin shtetas të RMV-së, i cili kishte shkaktuar aksidentin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka njoftuar se shtetasi maqedonas ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./IndeksOnline/