Tre të lënduar nga një aksident në magjistralen Prishtinë – Gjilan

Një aksident trafiku rrugor ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënesja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, thuhet në njofitm.