Tri raste të dhunës në familje vetëm në rajonin e Prishtinës, arrestohen tre burra

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në raste të ndara për dhunë në familje vetëm në rajonin e Prishtinës.

Një rast ka nodhur në Prishtinë, ku është arrestuar një burrë pasi ka sulmuar nënë e tij teksa dy rastet tjera janë nga Fushë Kosovë.

Në njërin rast në Fushë Kosovë, i dyshuari ka sulmuar prindërit e tij, ndërsa rasti tjetër, i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Raportet e plota të PK-së:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë, 15.10.2022-16:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Fushë Kosovë, 15.10.2022–15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari për shkak se ka probleme të shëndetit mendor është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë.

Fushë Kosovë, 15.10.2022–02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte tërhequr nga duart dhe i kishte kërkuar të dalë nga shtëpia bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.