Turku i kërkuar nga Interpoli arrestohet në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar shtetasin turk A.P (viti i lindjes 1962),  i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpol nga ana e autoriteteve turke, dhe i dënuar me mbi 14 vjet burgim.

Sipas PK-së, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), ka vazhduar me sukses kryerjen e detyrave ligjore në kuadër të  bashkëpunimit ndërkombëtar policor me shtetet tjera.

“Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), mbetet e përkushtuar në ngritjen dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor  me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera dhe me organizatat ndërkombëtare policore dhe të sigurisë, me qëllim arrestimin e  personave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, ekstradimin dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë”, thuhet në komunikatën e KP-së.