U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes 84-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në QKUK, ku një burrë i moshuar ka vdekur pasi nuk arriti të mbijetojë si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore. Për rastin tashmë është njoftuar Policia.

Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për një 84-vjeçar, i cili është dërguar në këtë qendër dje në mbrëmje.

I ndjeri fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Fushë Kosovë e më pas është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Përkundër intervenimeve të mjekëve, i moshuar, i cili kishte disa sëmundje, vdiq sot në orët e mëngjesit.

Posa Policia është vënë në dijeni, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe është iniciuar rasti.