U raportua për vetëvrasje në Spitalin e Pejës, policia shpalos detaje

Gjatë ditës së sotme nga media lokale në Pejë është raportuar se një vetëvrasje ka ndodhur në hapësirat e Spitalit Rajonal të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, ka deklaruar për Paparacin, se është shumë herët për të konstatuar një gjë të tillë.

Ai tha se rreth orës 09:00, policia është njoftuar nga spitali se një person është dërguar me lëndime në spital, kurse pastaj mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Gashi tha që nuk mund të konstatojmë se është vetëvrasje, pasi janë vetëm hetimet e para, kurse njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes.