“U rrit jetim dhe nënën e ka arsimtare në këtë fshat të Podujevës” – Detaje të reja nga vrasja e 30 vjeçarit

Egzon Haziri – rreth 30 vjeçar – dyshohet se mbeti i vrarë mbrëmë në Prishtinë.

Ai është nga fshati Bellopojë, Podujevë dhe Llapi.info ka marrë informacione për të nga disa të afërm të tij.

Egzoni është rritur jetim (pa baba) dhe e ka vetëm një vëlla.

Nëna e tij është arsimtare në shkollën e fshatit Bellopojë.

Derisa, përveç vrasjes së 30 vjeçarit, nga kjo ngjarje e rëndë kanë mbetur të plagosur edhe dy persona tjerë, njeri nga ata, grua, ka humbur jeten para pak minutave.