U tha se e kërcënoi Shaqir Totajn, përgjigjet Zafir Berisha

Zafir Berisha është deklaruar lidhur me raportimet se ai ka kërcënuar kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj. Totaj ka njoftuar Policinë se është kërcënuar nga Berisha përmes telefonit.

Berisha tha në T7 se është keqkuptuar.

Kërcënohet me vrasje zyrtari policor në Rahovec pasi i shqiptoi 25-vjeçarit gjobë për kundërvajtje në trafik

“Nuk e di, unë fjalën kërcënim e marrë më ndryshe. Nga zhargoni i jetës së përditshme ndoshta kam përdorur ndonjë shprehje. Por jam keqkuptuar, por megjithatë ka kaluar dhe jeta vazhdon”, ka thënë Berisha.

Ai shton se përdor një gjuhë ndryshe nga politikanët tjerë, andaj ka pasur keqkuptime.

“Shiqo, unë thash nuk jam shabllon i gjithë atyre që merren me politikë. Unë në jetën private dhe publike përdori gjuhë jo të zakonshme por nuk ka qenë diçka tragjike”.

Milan Radojçiq ‘sfidon’ shtetin e Kosovës, lajmërohet nga një kodër e Leposaviqit: Jam këtu, nuk zbrapsem