Veprimtari Uk Lushi, ka thënë se kot e ka Vuçiqi, pasi fajin për sulmet terroriste kundër Kosovës nuk e ka Albin Kurti por Serbia.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Serbia duhet ta dijë që në front me Serbinë kush i themi vetes shqiptar jemi me Albin Kurtin.
Lushi ka shtuar se pozita dhe opozita, bashkë me popullin, jemi një kur invadohet dhe rrezikohet Kosova.
Postimi i tij i plotë:
E ka kot Slobodan Vucic: faji për sulmet terroriste kundër Kosovës nuk është i Albin Kurtit por 100% i Serbisë. Serbia duhet ta dijë që në front me Serbinë kush i themi vetes shqiptar jemi me Albin Kurtin. Pozita dhe opozita, bashkë me popullin, jemi një kur invadohet dhe rrezikohet Kosova.