Sot gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, priten stuhi të fuqishme lokale, duke sjellur rrebesh, breshër e shkarkesa të fuqishme rrufesh, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formën e shtrëngatave të fuqishme.
Po ashtu, pritet fuqizim në parametrin e erës, e cila në momente dhe zona të caktuara do të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-70 km/h, me ç’rast mund të ketë edhe dëme materiale!
Të Mërkurën dhe të Enjten, parashihet mot me diell dhe vranësira, ku priten edhe rrebeshe të izoluara dhe shkarkesa të pakta rrufesh. Njëkohësisht, temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë.
A është arrestuar Granit Xhaka për përdhunim? Flet babai i tij, Ragipi
Ashtu siç kemi lajmëruar të parët, që nga java e kaluar, nga dita e Premte, pritet të depërtojnë masat e ftohta polare, duke sjellur ulje të theksueshme të temperaturave dhe reshje shiu në gjithë territorin e Kosovës, të cilat kohë pas kohe pritet të jenë të fuqishme, përfshirë edhe ditën e Shtunë. Po ashtu, parashihet të ketë edhe shkarkesa lokale elektrike.
Kjo si pasojë e ciklonit të fuqishëm që pritet pozicionohet mbi Greqi, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri, me ç’rast parashihet të ketë lokalisht vërshime në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Bullgari.
Temperaturat do të pësojnë ulje drastike, nën vlerat 20°C.
Për detaje më të hollësishme mund t’i gjeni në postimet tona të radhës në ditët vijuese. /MeteoKosova/