“Unë as nuk blihem as nuk shitem, ti je ai që shitet” – Përplasje e ashpër mes Musliut dhe Mehmetajt

Një përplasje mes deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe moderatorit, Ermal Pandurit ka ndodhur sonte në emisionit “Debat Plus” në Dukagjin, kur Musliu ka thënë se “Lëvizja Vetëvendosje e ka gjuajtur me zollë Kuvendin” dhe më pas Panduri e ka pyetur dhjetëra herë se “ku e ka gjuajtur VV-ja Kuvendin me zollë?”

Pasi situata u qetësua, analisti Lirim Mehmetaj është përplasur me deputeten Musliu duke i thënë se u tregu e papërgjegjshme pasi që nuk e ka mbështetur atë se çfarë e ka thënë.

Mehmetaj gjithashtu ka vazhduar disa herë me pyetjen se “A e kanë gjuajtur VV-ja me zollë Kuvendin?” dhe i njëjti i ka thënë Musliut se nuk ka guxim me thanë atë se çfarë e din.

“A e kanë gjuajtur VV-ja me zollë Kuvendin? A po she se nuk ki guxim me thanë atë se çfarë din. E pastaj pos shitet nuk mundesh ti kështu s’munesh ti ashtu. Thuj çka din, a guxon?” – i është drejtuar Mehmetaj – Musliut.

“I nderuar unë as nuk shitna as nuk blena, aj që shitet je ti.” – ia ka kthyer Musliu, ku ka vazhduar edhe më pas debati.