Universiteti i Gjakovës me rektor të ri

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se Drilon Bunjaku është zgjedhur rektor i ri në Universitetin e Gjakovës.

Nagavci ka shkruar se Bunjaku është profesor asistent në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës.

Ajo tutje ka bërë të ditur se rektori Bunjaku u zgjedh në këtë pozitë nga këshilli drejtues i Universitet të Gjakovës pas një procesi të drejt e transparent, me 6 vota për.

Postimi i plotë:

Këshilli drejtues i Universitetit të Gjakovës pas një procesi të drejtë e transparent, me 6 vota për ka zgjedhur rektorin e ri, Drilon Bunjaku.

Zotëri Bunjaku është profesor asistent në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës dhe është autor i disa punimeve shkencore.

Falenderoj Këshillin Drejtues për angazhimin e tyre për një proces të drejtë të zgjedhjes së rektorit të Universitetit të Gjakovës.

Rektorit të ri i uroj shumë suksese në detyrën e re.

E siguroj se do ta ketë mbështetjen e plotë në arritjen e objektivave dhe avancimin e performancës në këtë universitet!