“Urrejtja vdes, ti jeton përgjithmonë”, letra që avokati Stojkoviq la te varri i Blerina Jasharit

Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit serb, Nikolla Sandulloviq, ka vendosur sot lule te varri i Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Prekaz.

Stojkoviq kërkoi falje për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë, gjatë luftës së fundit.

Përveç luleve, avokati la edhe një letër, ku shkruhej si më poshtë:

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndra të cilat fillojnë me fjalën “Më fal””.