Ushtaraku gjerman: Në Kosovë dokumentuam varreza masive, regjistruam informacione që mund të përdoren në gjykatë

Nënkoloneli Marco Langhorst, zëvendëskomandant i Regjimentit të 3-të të Policisë Ushtarake në Mynih të Gjermanisë ka folur për përgatitjet e fundit të kësaj pjese të Forcave të Armatosura Gjermane.

Në një intervistë të publikuar në faqen e Bundeswehr (ushtrisë gjermane), ai ndër tjerash u pyet për çështjen e dokumentimit të krimeve të luftës në përgjithësi, ndërsa e përmendi Kosovën, ku tha se së fundmi kanë dokumentuar varreza masive dhe kanë regjistruar informacione që mund të përdoren në gjykatë, përcjell Gazeta Express.

“Dokumentimi i krimeve të luftës kishte rënë në plan të dytë për shkak të situatës aktuale të rendit. Së fundmi, gjatë misionit tonë në Kosovë, na është dashur t’i dokumentojmë varrezat masive dhe të regjistrojmë informacione që mund të përdoren në gjykatë. Që atëherë, hapësira e informacionit është bërë dukshëm më e vështirë dhe më e shpejtë. Dezinformimi dhe propaganda janë të zakonshme. Ne duhet të përshtatemi me këtë. Gjatë trajnimit tonë, ne punojmë shumë intensivisht me Zyrën Federale të Policisë Kriminale, ndër të tjera. Përfaqësues të Gjykatës Ndërkombëtare Penale ishin gjithashtu me ne për t’u përgatitur për skenarë të mundshëm. Lufta në Ukrainë tregon shumë qartë se sa e rëndësishme është të dokumentohen krimet e luftës dhe ta dominosh hapësirën e informacionit”, tha Langhorst, i cili është pjesë e policisë ushtarake gjermane që nga viti 1998.

Regjimenti i 3-të i Policisë Ushtarake në Mynih, Langhorst tha se është “pika e parë e kontaktit për të gjitha pyetjet e policisë ushtarake nga ushtarët në Gjermani”.