Ushtarët e FSK-së kryejnë me sukses kursin e Liderit Luftarak

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar me sukses kursin e Liderit Luftarak.

Me anë të një postimi në Facebook, thuhet se ky kurs është pjesë e programit të edukimit profesional ushtarak.

“Sot, kemi përfunduar me sukses Kursin e Liderit Luftarak, pjesë e programit të edukimit profesional ushtarak nga Shkolla e Nënoficerëve. Kursi i Liderit Luftarak ka për qellim përgatitjet dhe formësimin e Nënoficerëve të FSK-së, si udhëheqës të skuadrave”, thuhet në njoftim.