Ushtroi dhunë fizike ndaj nënës, arrestohet gjilanasi

Është arrestuar një person në Gjilan pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ Gjilan. 02.10.2023 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.