Valon Syla për përplasjen e Kurtit me O’Brien: Nuk është mirë me bo nervoz këtë

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

Për këtë deklaratë, analisti Valon Syla tha në Pressing në T7 se nuk është mirë që udhëheqësia e Kosovës ta bëjë nervoz O’Brien.

Mendoj që është njëri nga oficierët më të lartë momentalisht në shtetin amerikan, me bo këtë nervoz nuk është mirë. Albin Kurti po mendon që lojërat e tij, nga potenca politike, s’ka projekt mi thirrë kamerat me u fry, ky thotë po e nali dinarin, po ja nali tabelat e kerreve”, tha Syla në Pressing.

“Diçka që me ju dokë populizmi i tij”, tha Syla duke u shprehur se Kurti vepron në këtë mënyrë, pasi sipas tij nuk ka projekte madhore për t’i promovuar.