Vasfije Krasniqi e pakënaqur, thotë se e kanë lënduar me fjalë të rënda

Vasfije Krasniqi, viktimë e dhunës seksuale, ka folur rreth jetës së saj pas daljes publike.

Në emisionin Frontal të T7, ajo ka treguar se shumë viktima refuzojnë të flasin publikisht për shkak të stigmës shoqërore.

“Në Kosovë nuk flitet shumë sepse nuk e kanë përkrahjen e familjes, shtetit… Mu nuk ma ka ni çka thojnë hallat e tezet, po veç burri jem, çikat e mia e familja jem… Ka shumë komente që me kanë lëndu.” – deklaroi ajo.

“Janë dëshpëru, janë ofendu prej komsionit. Unë nuk e pranoj këtë sjellje të komiisionit. Janë fjalë të rënda që nuk i toleron as televizioni.” – shtoi ajo.