Vazhdojnë pritjet e gjata te Dheu i Bardhë dhe Merdarë për të hyrë në Kosovë

Pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë po zgjasin nga një orë, ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Ndërsa në Merdarë vijojnë pritjet kufitare për të hyrë në Kosovë nga 20 minuta deri në gjysmë ore, njofton Klankosova.tv.

Në pikat tjera kufitare pritje për të hyrë janë nga pesë minuta.

Kolonat më të gjata janë në dy pikat e lartpërmendura, te Dheu i Bardhë 150 metra dhe në Merdarë 100 metra.