Vazhdon ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për pritjet në kufi.

Sipas përditësimit të fundit, theksojmë se në mëngjesin e sotëm nuk ka shumë pritje për të hyrë ose për të dalë nga Kosova përveq tek Dheu i Bardhë.

Për të hyrë në Kosovë tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në një orë ndërsa daljet deri në 5 minuta.

Ndërsa në pikat tjera për të hyrë dhe dal nga Kosova pritjet janë deri në 3-5 minuta.