Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë, një burrë gjendet i shtrirë në trotuar

Një burrë në Mitrovicë të Jugut është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Mitrovicë 02.06.2024-19:38. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarje kanë dalur njësitet përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.