Vdes anëtarja e Bordit të KOK-ut, Krasniqi: Krenar që njoha një grua si Shqipja

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka njoftuar se pas një sëmundje të rëndë, sot ka vdekur anëtarja e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Shqipe Bajçinca Brestovci.

“Jam krenar që njoha një grua si Shqipja, e cila ishte kontribuuese e madhe e sportit, e cila luftonte sidomos për të drejtat e vajzave. Kontributi i saj për lëvizjen olimpike do të mbetet I paharrueshëm”, ka shkruar ai ne rrjetet sociale.