Vdes avokati Isuf Ajeti, familja njofton për detajet e ceremonisë së varrimit

Ka vdekur avokati i njohur kosovar Isuf Ajeti.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e të ndjerit, të cilët janë pikëlluar nga ikja e avokatit.

I ndjeri do të varroset nesër në ora 13:00.

Ky është postimi:

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Të dashur familjarë, shokë e dashamirë, me pikëllim te thellë ju njoftojmë se sot me datën 23.04.2024 ka ndërruar jetë më i dashuri jonë,

Avokat – Isuf Ilaz Ajeti.

Allahu e meshiroftë!

Varrimi bëhet neser me date 24.04.2024 në fshatin Llovcë-Gjilan, me drekë ora 13:00 kurse e pamja për burra dhe gra zgjatë 4 ditë dhe mbahet tek Restaurant “Nora” ne lagjen Gavran (përballë Restaurant Parajsa).

Me respekt,

Familja Ajeti.