Vdes në QKUK djali i ish rreshterit në Gjakovë që qëlloi veten me armën zyrtare të babait

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot qytetin e Gjakovës, ku dyshohet se një person ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për djalin e ish-rreshterit të Policisë në Gjakovë, Qerim Ramës – i cili është pensionuar në janar.

Djali i tij është Kushtrim Rama i cili pas plagëve të marra nga arma e zjarrit ka vdekur në QKUK.

Kujtojmë se ish rreshteri e mbante armën zyrtare pasi që nga viti i kaluar ka hyrë në fuqi një rregullore që edhe pas pensionimit, zyrtarët policor kanë të drejtë mbajtjen e armës zyrtare.