Vdes një 54 vjeçar në kryeqytet: Policia dhe prokuroria aktivizohen për të hetuar rastin

Një 54 vjeçar ka vdekur në dhe për këtë rast policia në Prishtinë kanë filluar hetimet.

Lajmin për lajmi.net e konfirmoi Flora Ahmeti nga policia e rajonit të kryeqytetit.

Për këtë rast janë aktivizuar edhe prokuroria dhe janë marrë masat e nevojshme për të sqaruar rastin në plotni

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një person mashkull, 54 vjeç. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion“, tha Ahmeti