Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Rahovec ku një person është gjetur i shtrirë në rrugë.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima rreth 62 vjeç është gjetur i shtrirë në një rrugë i cili më pas është dërguar në QKMF në Rahovec pa shenja jete.
Ndërsa, pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia të cilët po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.