Vdes një femër në Gjilan, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën është gjetur pa shenja jete një grua në Gjilan.

Ekipi mjekësorë e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Lidhur me rastin policia tutje ka njoftuar se rasti është në hetime.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.