Vdes studentja që u godit nga treni në Prishtinë para tri javësh

Ka vdekur studentja 20-vjeçare, Vlera Sadiku, e cila u godit nga treni në lagjen Lakrishtë në Prishtinë më 26 mars.

Shefi i Intensivës, Shaqir Uka  tha se ajo vdiq në orët e para të së hënës, pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve që i kishte marrë.

“Po, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Në orët e para të ditës”, tha ai.