Vdiq dje në QKUK pasi u lëndua në vendin e punës, deklarohen nga Prokuroria për rastin

Një burrë ka vdekur dje në QKUK si pasojë e lëndimeve që mori në vendin e punës. Policia njofton se ka arrestuar dy të dyshuar, pronarin e firmës ku punonte i ndjeri dhe pronarin e tokës.

Me urdhër të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Lipjan  03.07.2024 – 15:47. Një mashkull kosovar ka ndrruar jetë në QKUK derisa po trajtohej si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku po punonte. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe inspektori i punës. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës) janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë për Gazetën Express se kanë lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy të dyshuarve.