“Veç pesë minuta rri në telefon”, flet 10-vjeçari nga Deçani që i pëlqejnë punët e shtëpisë

Ziar Kameraj nga Deçani (10 vjeç) ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij, kënaqet duke i kryer punët e shtëpisë.

Ai thotë se kënaqet duke i ushqyer pulat derisa tregon se refuzon ftesat e shokëve për të luajtur shkaku që dëshiron t’i bëjë punët e shtëpisë.

Ai thotë se s’priton që t’i ndihmojë nënës së tij që të lajë enët dhe të bëjë edhe bukën.

Siç transmeton Express, djaloshi i ri ka treguar se nuk e përdor shumë telefonin dhe se pavarësisht punëve të shtëpisë nuk i anashkalon mësimet.