Vehbi Kajtazi: Bedri Shabani ka qenë doganier i Millosheviqit, UÇK e pat arrestuar, e më pas edhe liruar

Gazetari Vehbi Kajtazi ka dhënë detaje lidhur me dy të arrestuarit e fundit për spiunazh.

Ai në Rubikon pohoi se i njeh të dytë dhe se i ka takuar më herët në cilësinë e gazetarit.

Megjithatë, ai dha një informacion shtesë rreth Shabanit, për të cilin tha se në vitin 1999 ishte arrestuar nga UÇK-ja.

Më pas, i njëjti ishte liruar, po nga UÇK-ja.

Në anën tjetër, Kajtazi shtoi se është shumë e çuditshme se si Bedri Shabani flet me një agjent të BIA-s, e që e bën atë direkt spiun.