Vehbi Kajtazi: Ridvani nuk do të shkojë vetëm në burg

Gjatë ditës së djeshme, ministrja Rozeta Hajdari tha se nuk e njeh afaristin e arrestuar Ridvan Muharremin, mirëpo një gjë e tillë u demantua nga avokati i Ridvanit, Mahmut Halimi, i cili ka tha se ministrja e ka angazhuar vet Muharremin për të sjellë rezervat shtetërore.

Rreth kësaj, ka reaguar gazetari Vehbi Kajtazi, duke publikuar deklaratën e Hajdarit dhe të avokatit Halimi.

Kajtazi ka thënë se Ridvani nuk do të shkojë vetëm në burg.

Postimi i plotë:

Ridvani nuk do te shkoje vetem ne burg.

Rozeta Hajdari, 18.08.2023

“Unë nuk kam asnjë informacion që personi në fjalë [Ridvan Muharremi] është në ndonjë kontratë ose kontraktim të kontratave për rezervën shtetërore”.

Mahmut Halimi, 19.08.2023

(Avokat i Ridvan Muharremit)

“E ka angazhuar Ministria. Drejtpërdrejt ministrja Hajdari. E ka lutur. E ka njohur si persona afarist, që ka traditë të gjatë, ka rreth të gjerë të miqve të vetë. Janë mysafir të cilët shkojnë në Restaurantin e tij. Ka një restaurant modest ku shërbehen ushqime tradicionale. Sjellje e shkëlqyer, pritje, nuk ka shkuar vetëm Kurti e ministrat. Por plot ambasadorë”.