Vëllai kërcënon me jetë vëllain në Pagarushë të Malishevës, Policia e shpall në kërkim

Policia e ka shpallur në kërkim një 35-vjeçar nga fshati Pagarushë i Malishevës, pasi i njëjti po dyshohet se e ka kërcënuar me jetë vëllain dhe familjen e tij.

I dyshuari gjendet në arrati për momentin pasi ka ikur posa është denoncuar nga vëllai i tij.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari e ka kanosur seriozisht të vëllanë përmes telefonit, çka e ka detyruar atë ta njoftojë Policinë. Posa një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ka marrë deklaratën e viktimës dhe të dëshmitarëve.

​Kufijtë në Jarinje dhe Bërnjak i kthehen normalitetit

Por i dyshuari nuk është gjetur, pasi i njëjti kishte ikur në momentin që i ka vërejtur zyrtarët policorë afër shtëpisë së tij.

Për shkak të rastit, Policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, nën dyshimet se posedon gjësende të kundërligjshme, por janë gjetur vetëm disa fishekë.

Me urdhër të Prokurorit është iniciuar rast dhe kërkimet për ta kapur të dyshuarin po vazhdojnë.

Çitaku për situatën në veri: Veprime të paplanifikuara dhe pakoordinuara të Qeverisë