Vendim definitiv i Qeverisë: Le të mbyllet Klan Kosova

Sot ishte afati i fundit për marrjen e vendimit në lidhje me certifikatën e biznesit të Klan Kosovës, një temë tepër e diskutuar në publik. Komisioni për shqyrtimin e ankesave në ARBK ka marrë vendim që t’ia marrë Klan Kosovës çertifikatën e biznesit.

ARBK e kishte shtyer marrjen e vendimit deri më 28 korrik për shkak të “kompleksitetit” të çështjes.

Pothuajse të gjithë e kritikuan këtë nismë të ARBK-së që është pjesë e Ministrisë së Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë.

Vendimi për shtyerjen e këtij vendimi erdhi pas ankesës së Klan Kosovës, ndërsa në shkresën e tyre, ARBK-ja theksonte se ka vendosur të shtyjë afatin “për shkak të kompleksitetit të çështjes”./Nacionale