Vendimi i fundit nga Kurti, ja deri kur do t’i marrin nga 50 euro zyrtarët publik

Kryeministri Albin Kurti ka treguar për pakon e re ekonomike, me të cilën do të ndihmohen kategoritë e ndryshme.

Pensionistët do të mbështeten me 100 euro shtesë, zyrtarët publik do të marrin shtesë prej 50 eurove duke filluar nga muaji shtator deri në fund të vitit.

100 euro janë planifikuar edhe për studentët, të cilët planifikohet t’i marrin në muajin nëntor.

Për punëtorët e sektorit privat, Qeveria nuk ka parashikuar shtesa, por kanë thënë se nëse punëdhënësi rrit pagat për punëtorët, gjysma e vlerës së rritur do të subvencionohet, deri në 100 euro, për 3 muaj.