Vendos gjykata: Sali Berisha s’ka të drejtë të dalë jashtë Shqipërisë, obligohet në paraqitje tek organet

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur masë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit, për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ende nuk dihen arsyet e vendimit të GJKKO-së ndaj Berishës, ndërsa më herët dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është ndalur ne aeroportin e Rinasit teksa kthehej nga një vend i BE.

Mësohet se urdhri për ndalimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha, është firmosur nga prokurori i posaçëm, Arben Kraja.

Ish-kryeministri po ashtu ka njoftuar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për shtyp në orën 21:00, në selinë e PD./TopChannel