Vendosi të mos shiste më prodhime të Serbisë, kërcënohet e shantazhohet pronari i marketit gjilanas

Pronari i një marketi në Gjilan, Alban Osmani para disa ditësh kishte njoftuar që nuk do të shiste më produkte serbe në marketin e tij modest.

Por, sot ai njoftoi se i kanë filluar kërrcënimet e shantazhet.

“Sabotazhet dhe kercnimet kane filluar, ama mos te harrojne se NE si familje dhe une personalisht si Alban nuk i fikesohem askujt pervec ZOTIT. Nese Zoti ka thene qe une te punoj dhe funksionoje si biznes s’ka person a organizate qe me pengon”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Postimi i plotë:

FALEMINDERIT!!!

Faleminderit qe mirekuptuat vendimin tim qe prej 01.01.2023, produktet qe prodhohen ne Serbi te mos i mbaje ne lokalin tim!

Ju falemderit per fjalet dhe urimet dhe mbeshtetjen e gjithesecilit qe dhate per vendimin tone.

Po e ritheksoj – Jam modest sa i perket hapsires (40 m² lokal market, po kjo s’do te thote te mos zgjerohemi hehe) Mirepo me modestine e t’berit biznes, kam fillu edhe une, sic thote populli – “Me qite ni pike uje ne deti”.

Thjesht, une nuk dua te kontriboje ne rritjen e buxhetit te qeverise fashiste serbe.

S’kam asgje kunder pupullit serb, e sidomos kunder serbeve lokale, qe jetojne ne Kosove – Vec me emer te Zoti, ma malle te prodhuar ne serbi, nuk do te mbaje ne lokal.

Sabotazhet dhe kercnimet kane filluar, ama mos te harrojne se NE si familje dhe une personalisht si Alban nuk i fikesohem askujt pervec ZOTIT. Nese Zoti ka thene qe une te punoj dhe funksionoje si biznes s’ka person a organizate qe me pengon.

MOS HARRONI, une jam idhtare i thenies se mocme shqipe “NJERIU MA I FORT SE GURI”

Mirupafshim n’momente vec t’mira…

BLEJ SHQIP