Veprim aspak i hijshëm nga Feraj i VV-së, kritikon ish-presidentin e ndjerë Rugova

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, duke dashur ta mitizoj kryeministrin Albin Kurti, me një postim në rrjetin social Facebook, ka prekur edhe figura politike të cilat më nuk janë në mesin tonë.

Në krahasimet e tija “bajate”, Feraj zgjedh të merret me ish-presidentin e parë të Kosovës Ibrahim Rugova.

Ai u kthye disa vite prapa në histori madje duke ia hedhur posht menjëfarë mënyre punën dhe veprat e Rugovës.

“Le të kujtojmë vetëm një: marrjen peng të Ibrahim Rugovës nga Millosheviqi. Edhe pse pengu, Rugova, bëri thirrje të mos bombardohet Serbia, bombardimi ndodhi. Ashtu si, edhe pse Montezuma u dorëzua, prapëseprapë Cortési e vrau atë dhe lufta nuk u shmang”, ka shkruar Feraj.

Postimi i plotë i Ferajt:

Diplomacia e pengmarrjes

(Montezuma, e bija, konti i Monte Kristos)

BIJA E MONTEZUMËS:

Babain tim, perandorin e actekëve, e mori peng Cortési. Babai u dorëzua. Masakra shpëtheu dhe perandoria e tij, perandoria jonë acteke, mori fund përgjithmonë. Unë, bija e tij dhe gruaja e pengmarrësit, më duket se e dashuruar me të, përktheja. Dhe shpëtova aq jetë sa munda.

Duket se ky rast i rrallë ka frymëzuar idenë e një konference ndërkombëtare ku Vuçiqi e Kurti do të mbylleshin dhe “nuk do të dilnin pa arritur marrëveshjen”.

Pse nuk do të dilinin? Sepse, që të detyrohen të arrijnë marrëveshjen, do të mbahen në kushte hoteli me shtatë yje? Apo sepse do mbahen aty me dhunë dhe në kushte burgu e torture të padurueshme, si të kidnapuar? A po propozohet zëvendësimi i diplomacisë, siç njihet, me “diplomacinë” e rrëmbimit të udhëheqësëve të ndryshëm shtetëror?

MBI TË GJITHA, A GARANTON SUKSESIN E QËLLIMIT?

Aspak.

– Nëse mbahen me dhunë, vendet mund të organizojnë zgjedhje dhe t’i zëvendësojnë. Për revoltën që nxit, ka më shumë gjasë, me zëvendësues më të vendosur se ata. Nëse nuk mbahen me dhunë, do të mund të dilnin pa arritur marrëveshjen.

– Nuk ka precedent:

“Marrëveshja e Oslos” nuk ëshë realizuar në kushtet e pengmarrjes, dhe mbi të gjitha nuk siguroi kurrfarë paqeje mes Izraelit dhe Palestinës. As konferenca e Dejtonit, as konferenca e Rambujesë, nuk i detyronte palët të mos largohen pa arritur marrëveshjen.

– Ka precedentë të shumtë kundër.

Le të kujtojmë vetëm një: marrjen peng të Ibrahim Rugovës nga Millosheviqi. Edhe pse pengu, Rugova, bëri thirrje të mos bombardohet Serbia, bombardimi ndodhi. Ashtu si, edhe pse Montezuma u dorëzua, prapëseprapë Cortési e vrau atë dhe lufta nuk u shmang.

Por bija e Montezumës ende beson ndryshe: nga që e përkthente Cortesin, besonte se ka pakësuar masakrën!

PERSONAZHET:

MONTEZUMA

Cilin e mendon bija si Montezumën ose Rugovën? Kurtin apo Vuçiqin?

Më shumë gjasë ka ta mendojë Vuçiqin, sepse, ashtu si princi Montezuma, në jetën e vet Vuçiqi ka provuar vetëm privilegjet dhe kënaqësitë e pushtetit. A thua, bija të ja ketë me hile Vuçiqit?!

KONTI I MONTE KRISTOS:

Nuk ka gjasë të dorëzohet Albini. Përkundër Montezumës, Albini ngjason më shumë me Kontin e Monte Kristos – në jetën e tij ka provuar lirinë, burgun, torturën dhe pushetin – pa u dorëzuar.

Gjithesi, bija i ka dhënë botës një emërtim udhërrëfyes: diplomacia e pengmarrjes!

Jam kureshtar të di: nga do të ecë bota demokratike?